FOKUS – Kievi zyrtar: Humbjet ruse janë më shumë se 50 000 ushtarë

by admin
Spread the love

KIEV, 6 shtator /ATSH- DPA/ – Ushtria ruse ka humbur më shumë se 50 000 trupa në më shumë se gjashtë muaj luftë në Ukrainë, sipas të dhënave të Ukrainës.

Me pushtimin tashmë 195-ditor, 50,150 ushtarë rusë janë vrarë, njoftoi shtabi i Përgjithshëm ukrainas në Facebook.

Ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar tashmë 2 077 tanke, 4 484 automjete të blinduara, 236 avionë dhe 207 helikopterë.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur të shifrave. Ministria britanike e Mbrojtjes, nga ana tjetër, vlerëson se vetëm rreth 25 000 ushtarë rusë u vranë.

Vetë Rusia nuk ka dhënë informacion për viktimat e saj për një kohë të gjatë.

Të premten, separatistët pro-rusë në Donetsk raportuan humbjet e tyre që nga fillimi i pushtimit me pak më shumë se 2 900 të vdekur. Në të kundërt, sipas të dhënave të publikuara rrallë të Kievit për viktimat e tyre, ishin rreth 9 000 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 7 000 të zhdukur.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like