FOKUS – Kievi i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

by admin
Spread the love

KIEV, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Pas sulmeve të reja ajrore ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të sigurojë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Bota mund dhe duhet ta ndalojë këtë terror. Kur flasim për nevojën e Ukrainës për mbrojtje ajrore dhe raketore, ne po flasim për jetë reale që po merren nga terroristët”, tha ai.

“Kjo nuk është vetëm në interesin e Ukrainës. Sa më të vogla të jenë aftësitë terroriste të Rusisë, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, theksoi Zelensky.

Zelensky tha se forcat ruse sulmuan dje me dronë luftarakë të projektuar nga Irani.

”Ukraina ka kapur 37 dronë të tillë dhe disa raketa që nga mbrëmja e së dielës”, shtoi ai.

Në Kiev u vranë katër persona, përfshirë një çift të ri që prisnin një fëmijë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like