FOKUS – Izraeli dislokon anije me raketa në Detin e Kuq, pas sulmeve të rebelëve Houthi

by admin
Spread the love

JERUSALEM, 1 nëntor /ATSH-TPS/ – Izraeli dislokoi anije me raketa në zonën e Detit të Kuq, pas sulmeve të përsëritura me raketa dhe dron nga rebelët jemenas Houthi, të mbështetur nga Irani.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se destrojerët u vendosën “në përputhje me vlerësimin e situatës dhe si pjesë e përpjekjeve të shtuara të mbrojtjes në rajon”.

Të martën, sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit ”Arrow” kapi një raketë të lëshuar në shtetin hebre nga “zona e Detit të Kuq”.

Një zëdhënës i Ansar Allah të Jemenit, titulli zyrtar i lëvizjes Houthi, konfirmoi se grupi terrorist kishte lëshuar raketa balistike në Izrael si edhe dronë.

Herët të mërkurën, IDF kapi një tjetër kërcënim në afërsi të qytetit më jugor të Izraelit, Eilat.

Ushtria ka rezerva të shumta të mbrojtjes ajrore në zonën e Detit të Kuq për t’u mbrojtur kundër sulmeve Houthi.

Të premten, IDF tha se një avion luftarak kishte kapur një “kërcënim ajror” mbi Detin e Kuq, i cili erdhi disa orë pas një sulmi me dron në qytetin turistik egjiptian, Taba, në Gadishullin Sinai që plagosi gjashtë persona.

”Më 19 tetor, ‘USS Carney’, një destrojer i marinës amerikane, rrëzoi raketa dhe dronë nga Jemeni që mund të kishin synuar Izraelin”, tha Pentagoni./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like