FOKUS – IFO: Gjermania pritet të ketë recesion dhe inflacion të lartë në dimrin që po vjen

by admin
Spread the love

BERLIN, 12 shtator /ATSH – DPA/ – Një nga institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë ka ulur parashikimin e rritjes për vitin e ardhshëm dhe parashikon një recesion dimëror për ekonominë më të madhe të Evropës.

Instituti IFO theksoi se ”në parashikimin e tij të vjeshtës pret që prodhimi ekonomik të rritet me 1.6% këtë vit në tërësi dhe të tkurret me 0.3% vitin e ardhshëm”.

Ndërkohë, inflacioni pritet të jetë mesatarisht 8.1% këtë vit dhe 9.3% vitin e ardhshëm.

“Shkurtimet në furnizimet me gaz nga Rusia gjatë verës dhe rritjet drastike të çmimeve që shkaktuan ato po shkatërrojnë rimëkëmbjen ekonomike pas koronavirusit”, theksoi Timo Wollmershäuser, kreu i parashikimeve në IFO.

“Ne nuk presim një rikthim në normalitet deri në vitin 2024, me rritje prej 1.8% dhe inflacion prej 2.5%”, tha ai.

Krahasuar me një parashikim të qershorit, IFO uli parashikimin e rritjes për vitin 2023 me 4 pikë përqindjeje dhe rriti parashikimin e inflacionit me 6 pikë përqindjeje. Çmimet e energjisë pritet të ndalojnë së rrituri dhe duhet të fillojnë përsëri të bien më së voni deri në pranverën e vitit 2023.

Clemens Fuest, kreu i institutit, i tha gazetës Tagesspiegel ”se çmimet e energjisë do të bien në terma afatgjatë, sepse Rusia do t’u shesë gaz dhe naftë vendeve të tjera”.

Këto shtete nga ana e tyre do të blejnë më pak gaz nga burime të tjera, i cili më pas do të rrjedhë në Evropë,” tha ai.

Ekonomisti argumentoi për një ofertë të konsiderueshme të mbështetjes së shtetit për bizneset ndërsa kriza energjitike vazhdon.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like