FOKUS – IA pritet të parashikojë me saktësi edhe motin

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Parashikimet e motit mund të jenë afër një pikë kthese.

Një sistem i ri i bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe i zhvilluar nga Google DeepMind ka eksperimentuar me parashikime afatmesme, pra deri në 10 ditë, duke u dëshmuar të jetë më i saktë se modelet e përdorura aktualisht në 90% të rasteve.

Rezultati u publikua në revistën ”Science”, por studiuesit nënvizojnë se ”sistemi i ri, i quajtur GraphCast, nuk do të zëvendësonte metodat tradicionale, por përkundrazi do t’i plotësonte ato”.

Standardi aktual për parashikimet e motit është i ashtuquajturi ”parashikim numerik i motit”, i cili përdor modele matematikore të atmosferës së Tokës duke filluar nga gjendja e motit e njohur në momentin e parashikimit.

Saktësia e kësaj metode është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme gjatë dekadave të fundit, por ajo mbetet shumë komplekse dhe, duke pasur parasysh sasinë e madhe të të dhënave për t’u analizuar, kërkon përdorimin e kombinuar të superkompjuterëve./ /os/

 

The post FOKUS – IA pritet të parashikojë me saktësi edhe motin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like