FOKUS – IA hyn në fushatën zgjedhore amerikane me chatbot-in Ashley

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale hyn në fushatën zgjedhore në SHBA me Ashley, një chatbot që bazohet në teknologji të ngjashme me ChatGpt dhe mund të kontaktojë votuesit për të dëgjuar nevojat e tyre, siç bëjnë vullnetarët.

Ashley ka thirrur tashmë mijëra votues të Pensilvanisë në emër të kandidatit demokrat Shamaine Daniels, i cili po kërkon vendin e mbajtur nga republikani Scott Perry, i lidhur me Trump.

Ashley nuk jep përgjigje të konservuara ose të regjistruara paraprakisht, por është në gjendje të ketë një numër të pafund bisedash individuale dhe të personalizuara në të njëjtën kohë.

Ashtu si një vullnetar ekspert i fushatës, chatbot analizon profilet e votuesve për të përshtatur bisedat me çështjet e tyre kryesore.

“Kjo situatë do të zgjerohet me shpejtësi”, tha Ilya Mouzykantskii, 30 vjeç, shefi ekzekutiv i Civox me qendër në Londër, kompania që qëndron pas Ashley.

“Ne synojmë të bëjmë dhjetëra mijëra telefonata në ditë deri në fund të vitit”, shtoi ai.

Ashley është një nga shembujt e parë se si inteligjenca artificiale gjeneruese po sjell një epokë të re të fushatave politike pa pasur rregulla të qarta që rregullojnë përdorimin e saj.

Komisioni Federal i Zgjedhjeve i SHBA-së ka filluar të vlerësojë nëse do të rregullojë apo jo përdorimin e IA në këtë hapësirë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like