FOKUS – Greqia dërgon ndihma në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

by admin
Spread the love

ATHINË-STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH-ANA-AA/ – I pikëlluar thellësisht nga fatkeqësia shkatërruese e tërmetit në Turqi dhe Siri, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Twitter.

“Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, shtoi ai.

Greqia do të dërgojë ndihma në Turqi për shkak të tërmetit me magnitudë 7,4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmarash dhe ka prekur gjithsej 10 provinca.

Mitsotakis gjithashtu tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga tërmeti.

Në tërmetin e Marmarasë në vitin 1999, Greqia dërgoi ndihma në Turqi, ndërkohë që në tërmetin e Athinës në vitin 1999, po ashtu Turqia dërgoi ndihma në Greqi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like