FOKUS – Gjermania miraton për herë të parë eksportet e armëve në Arabinë Saudite

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Pavarësisht një ndalimi të gjerë të eksportit, qeveria e koalicionit gjerman ka dhënë dritën jeshile për dërgimin e pajisjeve luftarake dhe municioneve në Arabinë Saudite.

Është hera e parë që nga fillimi i mandatit të saj që qeveria e socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë pro-korporatave (FDP) ka përfituar nga një përjashtim nga ndalimi i eksporteve për Arabinë Saudite.

Pajisjet dhe municionet për avionët Eurofighter dhe Tornado kapin vlerën e 36 milionë eurove (35.2 milionë dollarë). Gjithashtu parashikohen edhe pjesë këmbimi për Airbus A330 MRTT me vlerë 2.8 milionë euro.

Ish-qeveria gjermane kishte ndalur kryesisht eksportet e armëve në Arabinë Saudite, ndër të tjera për shkak të përfshirjes së mbretërisë në luftën në Jemen dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakOlsa Dema, gruaja e parë e përzgjedhur në kursin e Marinës Mbretërore britanike

You may also like