FOKUS – Gjermania dhe Polonia rinovojnë bashkëpunimin por dëmshpërblimet e LIIB mbeten një pikë e vështirë

by admin
Spread the love

BERLIN – VARSHAVE, 30 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Polonia duan të rinovojnë bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme pas ndryshimit të qeverisë në Varshavë, por çështja e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore mbetet një pikë e vështirë.

“Një Evropë e fortë, qendra e së cilës do të vazhdojë të zhvendoset drejt lindjes në vitet e ardhshme, ka nevojë më shumë se kurrë për një miqësi të gjallë gjermano-polake dhe besim të thellë midis Varshavës dhe Berlinit”, theklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas një takimi me ministrin e ri të Jashtëm polak Radosław Sikorski

Një qeveri pro-evropiane e qendrës së majtë e udhëhequr nga Donald Tusk ka qenë në pushtet në Poloni që nga mesi i dhjetorit, pasi rrëzoi partinë konservatore kombëtare Ligj dhe Drejtësi (PiS) në zgjedhje.

Disa vendime të PiS kanë tensionuar marrëdhëniet midis dy vendeve, duke përfshirë retorikën anti-gjermane dhe kërkesat për 1.3 trilion euro (1.4 trilion dollarë) si dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Marrëdhëniet e bazuara në një partneritet midis Gjermanisë demokratike dhe Polonisë duhet të rivendosen, por ka ende disa çështje ku gjetja e bazës së përbashkët kërkon më shumë përpjekje”, theksoi Sikorski. /os/​

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like