FOKUS – Gjeorgjia aplikim zyrtar për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love

TBILISI, 3 shkurt /ATSH-AA/ – Gjeorgjia do të aplikojë sot zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftuan zyrtarët e vendit.

Njoftimi u bë në Twitter nga Shalva Papuashvili, kreu i Parlamentit të Gjeorgjisë, dhe Nikoloz Samkharadze, kryetar i Komisionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Postimet e tyre u ripostuan gjithashtu në llogarinë zyrtare në Twitter të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Përpjekja e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me bllokun evropian vjen gjatë përpjekjes së Ukrainës për të përshpejtuar aplikimin e saj për anëtarësim.

Në vazhdën e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelenskyy nënshkroi një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me BE-në këtë javë dhe përsëriti apelin e tij drejtuar BE-së në një video-fjalim drejtuar kombit sot në mëngjes.

Presidentët e tetë vendeve anëtare të BE-së – Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia – kanë publikuar së fundmi një letër të hapur duke e inkurajuar bllokun t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like