FOKUS – Furnizimet e ndihmave mbërrijnë në Gaza pas ndalimit

by admin
Spread the love

KAJRO, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas një grupi mjekësor palestinez, furnizimet me ndihma të nevojshme u dorëzuan sot në Rripin e Gazës, një ditë pasi ato u ndaluan.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipet e saj morën ndihma nga 50 kamiona përmes pikës kufitare të Rafahut në Egjipt.

“Kamionët përmbanin ushqim, ujë, furnizime mjekësore dhe ilaçe”, tha organizata.

Të premten, perfundoi armëpushimi shtatëditor midis Izraelit dhe Hamasit. Menjëherë pas kësaj, Izraeli tha se operacionet e tij luftarake kishin rifilluar duke akuzuar grupin islamik palestinez për shkelje të kushteve të marrëveshjes.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha dje në mbrëmje se Izraeli kishte penguar hyrjen e ndihmave nëpërmjet pikës kufitare të Rafahut në enklavën me popullsi të dendur.

Rafahu është i vetmi vendkalim kufitar në Rripin e Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like