FOKUS – Forcat ajrore gjermane marrin përsipër misionin e NATO-s në Baltik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat ajrore gjermane morën përsipër misionin e policisë ajrore të NATO-s mbi rajonin Baltik nga Franca të martën dhe do të mbrojnë hapësirën ajrore mbi Estoni, Letoni dhe Lituani për nëntë muajt e ardhshëm.

Pesë tajfunë gjermanë Eurofighter u vendosën në bazën ajrore Ämari pranë bregut estonez në perëndim të Talinit në fund të muajit të kaluar.

”Pushtimi rus i Ukrainës e bëri misionin e NATO-s “edhe më të rëndësishëm” pasi tregoi se Estonia mund të mbështetet në mbështetjen e aleatëve të saj, theksoi ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur.

Tre republikat baltike nuk kanë forcat e tyre ajrore. NATO përdor bazat Ämari dhe Siauliai në Lituani për të monitoruar hapësirën ajrore mbi rajonin Baltik.

Aleatët e NATO-s stacionojnë avionët së bashku me personelin mbështetës në bazat e rradhës. Gjermania ka marrë pjesë në mision që nga viti 2005, duke vendosur avionët e saj në 12 raste që atëherë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBashkia e Lezhës dhe Büyükçekmece, marrëveshje binjakëzimi
Artikulli tjetërDekretimi i shefit të ri të Shtabit të FA, Kim: Vijojmë forcimin e bashkëpunimit

You may also like