FOKUS – Fillojnë në një vend sekret bisedimet ruso-ukrainase

by admin
Spread the love

ROMË, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Bisedimet mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës kanë nisur në një vend sekret, në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, në zonën e lumit Pripyat.

Bisedimet, saktësojnë agjencitë ruse, filluan në një qytet në bregun e lumit Prypyat, në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Disa video të publikuara në rrjetet sociale treguan mbërritjen e delegacionit të Kievit.

Sipas ”Jerusalem Post”, me kërkesën ukrainase, në këto bisedime merr pjesë edhe miliarderi rus, Roman Abramovich.

”Ukraina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Ukrainën”, tha presidenti ukrainas Zelensky në një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Johnson./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like