FOKUS – Eurostat: Deficiti tregtar i BE-së 43,6 miliardë euro

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-AA/ – Bilanci tregtar i mallrave të BE-së regjistroi një deficit prej 43,6 miliardë euro (45,7 miliardë dollarë), krahasuar me një suficit prej 12,6 miliardë euro (13,2 miliardë dollarë) në prill 2021, njoftoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.

“Eksportet jashtë BE-së të mallrave në prill 2022 ishin 198,5 miliardë euro, me 10,8 për qind më shumë krahasuar me prillin 2021 (179,1 miliardë euro)”, thuhet në raportin e Eurostat.

Importet nga pjesa tjetër e botës arritën në 242,1 miliardë euro me një rritje 45,4 për qind krahasuar me 166,5 miliardë euro në prill 2021.

Shumica e vendeve anëtare kanë shënuar rritje në eksportet jashtë BE-së, përveç Estonisë (minus 11,3 për qind), Sllovakisë (minus 6,9 për qind), Lituanisë (minus 2,5 për qind) ndërsa Kroacia ishte pothuajse e qëndrueshme në minus 0,2 për qind.

Rritjet më të larta, nga ana tjetër, janë regjistruar në Irlandë (48,6 për qind) dhe Slloveni (38,8 për qind).

Për sa i përket importeve jashtë BE-së, të gjitha vendet anëtare shënuan rritje krahasuar me prillin e vitit 2021, më e larta ishte në Lituani (140,4 për qind), Kroaci (82,5 për qind) dhe Finlandë (72 për qind).

“Në katër muajt e parë të vitit 2022, rritjet më të larta janë vërejtur te importet dhe me një vlerë më të ulët, eksportet e energjisë, duke çuar në një rritje të ndjeshme të deficitit tregtar të BE-së në energji”, thuhet në raport./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like