FOKUS – Europol: Më shumë se 800 rrjete kriminale kërcënojnë BE-në

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-DPA/ – Një total prej 821 rrjetesh kriminale kërcënojnë të minojnë sigurinë e Bashkimit Evropian (BE), njoftoi agjencia policore e bllokut Europol.

Bandat profesionale, shumë prej të cilave veprojnë ndërkombëtarisht, kanë më shumë se 25 000 anëtarë, sipas një raporti mbi krimin e organizuar të paraqitur në Hagë.

“Krimi i rëndë dhe i organizuar është i përhapur dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian’’, theksoi Europol pas studimit të të dhënave nga 27 anëtarët e BE-së dhe 17 vende partnere të Europolit.

Raporti fokusohet në rrjetet më të rrezikshme dhe mënyrën se si ato funksionojnë, duke i përshkruar ato si ‘’shumë profesionale, fleksibël, kontrolluese dhe shkatërruese’’.

“Ata nuk operojnë në një botë kriminale të izoluar, por ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të BE-së,” thuhet në raport, duke përmendur shembuj si rritja e dhunës së lidhur me drogën dhe luftërat në terren në rrugët e shumë qyteteve të BE-së.

Europol emëroi familjet e fuqishme Ndrangheta në Itali si shembuj kryesorë, me fitime nga trafiku i drogës dhe armëve që investohen në të gjithë Evropën në prona, supermarkete dhe hotele./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like