FOKUS – Erdogan: Turqia qendër globale për përcaktimin e çmimit të gazit natyror

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 18 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se me iniciativat e saj në sektorin e energjisë, Turqia synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimeve të gazit natyror.

“Synimi ynë është që sa më parë të transformojmë vendin tonë në qendër globale, ku të përcaktohet edhe çmimi i referencës së gazit natyror”, tha presidenti Erdogan në një ceremoni ku u shënua përfundimi i një projekti për të zgjeruar një strukturë nëntokësore të depozitimit të gazit pranë Stambollit.

Rajoni veriperëndimor Thrakia, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas presidentit Erdogan, do të bëhet një qendër veçanërisht e rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe depozitat nëntokësorë të gazit.

Në ngjarjen e organizuar në Silivri, Erdogan tha se Ankaraja është në kontakt me Moskën, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të gazit natyror, duke theksuar se ato do të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta bërë Turqinë qendër energjetike.

Presidenti Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan mënyrat si vendet të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin e Thrakisë.

Pas bisedimeve me presidentin rus më herët këtë vit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja dhe Moska, pas propozimit nga Rusia, do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Thraki./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like