FOKUS – BQE: Rritja e normës së interesit do të ulë sërish inflacionin

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Një anëtar i këshillit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) shprehu gatishmërinë për të rritur më tej normat e interesit në luftën kundër inflacionit rekord.

“Këshilli Drejtues i BQE-së do të rrisë më tej normat e interesit në mbledhjen e tij të ardhshme”, theksoi anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të BQE-së Isabel Schnabel në një intervistë.

“Sa e madhe do të jetë kjo rritje e normës së interesit dhe në çfarë niveli do të rrisim normat, nuk mund ta them për momentin. Ne po rivlerësojmë të dhënat ekonomike dhe inflacionin përpara çdo takimi’’, theksoi ajo.

Norma standarde e interesit në eurozonë është aktualisht 1,25%.

Mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të BQE-së është caktuar për më 27 tetor.

“Pjesa më e madhe e inflacionit ka faktorë për të cilët ne nuk mund të ndikojmë drejtpërdrejt”, theksoi Schnabel duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve e shtyu inflacionin e eurozonës në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 9,1% në gusht./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like