FOKUS – Borrell: Nëse vjen miratim nga SHBA-ja mund të ketë marrëveshje bërthamore me Iranin këtë fundjavë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-AA/ – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, ka deklaruar se nëse vjen miratim nga SHBA-ja, mund të ketë një marrëveshje bërthamore me Iranin këtë fundjavë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror TVE të Spanjës, Borrell theksoi se presin vetëm përgjigjen e SHBA-së pasi shumica e vendeve të përfshira në proces kanë miratuar përgjigjen e Iranit për draftin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), që është i njohur si marrëveshja bërthamore e Iranit dhe që është deklaruar se është përfundimtare.

Borrell tha se e “shohin të logjikshme përgjigjen e Iranit që ka kërkuar disa rregullime shtesë”.

“Ndaj kësaj shumica ka dhënë miratim, por përgjigja e SHBA-së nuk ka ardhur ende. E mirëkuptoj se këtë duhet ta negociojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Shpresojmë se brenda kësaj jave do të vijë një përgjigje”, tha Borrell.

Ai theksoi se propozimi i BE-së që synon të shpëtojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 duhet të pranohet dhe se shumica është në këtë drejtim. Ai shtoi se deri në këtë fundjavë është e “mundur” që të kryhet një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Procesi në negociatat në marrëveshjen bërthamore

Borrell, i cili është koordinatori i negociatave për marrëveshjen bërthamore, më 20 korrik njoftoi se për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes Iranit dhe SHBA-së, u ka paraqitur një draft-tekst të ri palëve, ndërkohë që të dy vendet i mirëpritën propozimet për zgjidhjen e re.

Për rikthimin në marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Britani, SHBA, Kinë, Francë, Rusi), si dhe Gjermanisë, në vitin 2015 u nënshkrua marrëveshja e emërtuar Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) dhe e cila përfshin monitorimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 dhe qeveria e Teheranit aktivitetet e saj bërthamore i ktheu në ato të para marrëveshjes. Pas kësaj administrata e SHBA-së vendosi Iranin në objektivin e sanksioneve të rënda ekonomike.

Për rikthimin në marrëveshjen bërthamore, në prill 2021 në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë filluan negociatat mes Iranit, Francës, Rusisë, Kinës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Me ardhjen në detyrë të presidentit amerikan, Joe Biden, në nëntor 2021, u kryen bisedime për rikthimin edhe të SHBA-së në marrëveshje, por në muajin mars negociatat u ndërprenë për arsye të ndryshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like