FOKUS – BE miraton dislokimin e një misioni detar në Detin e Kuq

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar vendosjen e një misioni detar të BE-së për të mbrojtur anijet nga militantët Houthi në Detin e Kuq, i thanë sot diplomatët agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

I quajtur ”Aspides”, sipas fjalës së lashtë greke që përshkruan mburojën, misioni detar përfshin dërgimin e anijeve luftarake evropiane dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm ajrore në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth.

Anijet e misionit ”Aspides” do të kenë urdhër vetëm të qëllojnë mbi militantët nëse ata sulmojnë të parët dhe nuk do të autorizohen të qëllojnë paraprakisht.

Komanda operacionale do të jetë në qytetin grek të Larisës.

Militantët Houthi nga Jemeni kanë sulmuar anijet në rajon në atë që ata thonë se është hakmarrje për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Zipline i parë në Theth për të gjithë të apasionuarit e aventurës


You may also like