FOKUS – BE-ja dhe Meksika kërkojnë të modernizojnë marrëveshjen tregtare

by admin
Spread the love

MEKSIKO SITI, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë renë dakord të zhvillojnë një partneritet më të thellë politik dhe bashkëpunimi.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador zhvilloi sot një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Meksiko Siti.

Të dy udhëheqësit u pajtuan për rëndësinë e projekt-marrëveshjes globale të modernizuar dhe ranë dakord të përshpejtojnë negociatat me synimin për të finalizuar marrëveshjen përpara fundit të vitit”, sipas deklaratës së tyre për shtyp.

“Ne do të mbështesim Planin tuaj Sonora, për të shfrytëzuar një burim që keni me bollëk, diellin. Dhe ne do të punojmë së bashku për të rritur elasticitetin e sistemeve shëndetësore në rajon’, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Meksika është partneri i dytë më i madh tregtar i BE-së në Amerikën Latine dhe BE-ja është investitori i dytë më i madh në Meksikë.

Von der Leyen dhe López Obrador vunë nënshkruan sot një marrëveshjeje midis Meksikës dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) për strategjinë e financimit të qëndrueshëm në Meksikë.

“Të dy presidentët e identifikuan Meksikën si një qendër strategjike energjetike, industriale dhe logjistike për të furnizuar tregjet e Amerikës së Veriut dhe Evropës, me një potencial të lartë në energjinë e gjelbër të hidrogjenit dhe ranë dakord se investimet evropiane do të jenë të rëndësishme për të kontribuar në zhvillimin e saj”, thuhet në marrëveshje.

Meksika është ndalesa e fundit në udhëtimin e Von der Leyen në rajon.

Ajo vizitoi gjithashtu Brazilin, Argjentinën dhe Kilin, ku mbrojti një marrëveshje të tregtisë së lirë midis BE-së dhe bllokut tregtar ‘Mercosur’, si dhe bashkëpunimin e zgjeruar në energji.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like