FOKUS – BE diskuton ndalimin e automjeteve me motor me djegie të brendshme

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 28 qershor /ATSH-DPA/- Anëtarët e qeverisë së koalicionit gjerman arritën sot një kompromis, duke hapur rrugën për një votim për të ardhmen e automjeteve me motor me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë, Gjermania është e gatshme të mbështesë një kompromis në zhvillim sipas të cilit automjetet e reja që funksionojnë me karburante neutrale ndaj klimës do të përjashtohen. Kjo do të zbatohet gjithashtu për makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta komerciale.

Fillimisht Komisioni Evropian kishte paraqitur një propozim më ambicioz, i cili përfshinte një ndalim de facto të të gjitha makinave dhe furgonëve të rinj me motor me djegie nga viti 2035, duke reduktuar gradualisht kufijtë e emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) në zero.

Megjithatë, rezultati i votimit mbetet larg të qenit i qartë.

Ndalimi i diskutueshëm i automjeteve me motor me djegie të brendshme në vendet e BE-së është pjesë e një numri projektligjesh kryesore që duhet të hyjnë në fuqi nëse blloku dëshiron të përmbushë objektivin e Bashkimit Evropian për arritjen e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050.

Kjo mbetet një çështje veçanërisht e mprehtë për Gjermaninë, ku një nga partitë në koalicionin e qeverisë së saj trepalëshe, liberalët e Demokratëve të Lirë (FDP), kane refuzuar propozimin. Gjermania ka gjithashtu një industri të madhe makinash.

Ministrat e Mjedisit të BE-së në Luksemburg jo vetëm që pritet të votojnë për të ardhmen e makinave konvencionale në bllok, por gjithashtu do të diskutojnë reformën e skemës së çmimit të karbonit të BE-së, të ashtuquajturin Sistemi i Tregtisë së Emetimeve të BE-së (ETS) dhe fondin miliarda eurosh për klimën. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like