FOKUS – BE akordon 600 milionë euro kundër krizës së sigurisë ushqimore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Komisioni i BE-së ka miratuar një propozim për të mobilizuar 600 milionë euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit për të adresuar krizat ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Fondet do të mbështesin vendet e Afrikës, Karaibeve dhe Paqësorit.

Agresioni i Rusisë po dëmton e rëndë jo vetëm për popullatën ukrainase, por edhe më të rrezikuarit në mbarë botën.

”Rusia ende mban të bllokuara miliona tonë drithë për të cilat kanë nevojë të dëshpëruar shumë vende”, theksoi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Tre pikat mbi të cilat do të drejtohen fondet do të jenë 150 milionë euro për asistencë, 350 milionë euro në një periudhë afatmesme për të mbështetur investimet dhe 100 milionë euro për uljen e varfërisë.

”Solidariteti është në qendër të vlerave të Bashkimit Evropian. Njerëzit më të rrezikuar po përballen me vuajtje të mëdha me përkeqësimin e krizës ushqimore pas luftës të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Me këto 600 milionë euro shtesë, ne do të forcojmë mbështetjen tone për të adresuar krizën duke kontribuar në sisteme të qëndrueshme dhe elastike”, shpjegoi komisionerja evropiane, Jutta Urpilainen./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakInflacioni sipas metodologjisë së EUROSTAT, 6 % në maj

You may also like