FOKUS – Autoritetet shëndetësore të Hamasit: Mbi 22 000 të vdekur në Rripin e Gazës

by admin
Spread the love



GAZA, 2 janar /ATSH-DPA/ – Numri i banorëve të Rripit të Gazës të vrarë në sulmet izraelite është rritur në 22 185, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi.

“Kjo ishte 207 më shumë se shifra e një dite më parë. 57 035 persona të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës”, njoftoi sot autoriteti.

Shumica e tyre janë civilë. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur aktualisht.

Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga militantë nga Hamasi dhe grupe të tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Rripin e Gazës. Ata vranë më shumë se 1200 persona.

Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore, fundi i së cilës nuk dihet ende. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: E marta e parë e vitit, dhjetëra besimtarë në kishën e Shën Ndout


You may also like