FOKUS – Arrestohen 11 persona, pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë

by admin
Spread the love

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Numri i të vdekurve pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë është rritur në 143, tha sot agjencia më e lartë shtetërore hetimore e Rusisë, sipas AP.

Dega e Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në kanalet e lidhura në median sociale. Një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha se agjencitë amerikane kishin konfirmuar se grupi ishte përgjegjës për sulmin.

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se autoritetet kishin arrestuar 11 persona, përfshirë katër që morën pjesë në sulm.

Ai gjithashtu sugjeroi se ata ishin përpjekur të kalonin kufirin në Ukrainë, e cila, u përpoq të krijonte një “dritare” për t’i ndihmuar ata të arratiseshin.

Ukraina ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje dhe ka akuzuar Moskën për përdorimin e sulmit në përpjekje për të nxitur entuziazëm në përpjekjet e saj të luftës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like