FOKUS – Armenia refuzon takimin e radhës të CSTO-së

by admin
Spread the love

JEREVAN, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri armen, Nikol Pashinian, i cili ka qenë prej kohësh në një kurs përplasjeje me Moskën, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), aleancës ushtarake të udhëhequr nga Rusia, më 23 nëntor në Minsk.

Pashinian njoftoi vendimin e tij në një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke shpresuar se ”liderët e tjerë të pranishëm duhet të tregojnë mirëkuptim për zgjedhjen”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shprehu “keqardhjen” për vendimin, duke nënvizuar se “takimet si ky ofrojnë mundësinë për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të krahasuar pozicionet e vendeve të ndryshme”.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Armenisë, vende tradicionalisht aleate, janë tensionuar muajt e fundit, ndër të tjera për shkak të vendimit të Jerevanit për të pritur trupat amerikane për stërvitje të përbashkëta./   /os/

The post FOKUS – Armenia refuzon takimin e radhës të CSTO-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like