FOKUS – 15 000 refugjatë të tjerë afganë largohen nga Pakistani në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love

ISLAMABAD, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Autoritetet pakistaneze riatdhesuan rreth 15 000 refugjatë afganë gjatë 24 orëve të fundit mes përpjekjeve të vendit për të luftuar migracionin e paligjshëm, thanë sot zyrtarët.

Sipas shifrave të qeverisë, rreth 4,4 milionë refugjatë afganë jetojnë në Pakistan, 1,7 milionë prej tyre pa dokumente të vlefshme.

Pakistani njoftoi dëbimet masive të refugjatëve pa dokumenta dhe afganëve të paligjshëm muajin e kaluar, një veprim i kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe grupet globale për të drejtat e njeriut.

Ministria e Brendshme tha dje se mbi 200 000 refugjatë afganë ishin dëbuar nga Pakistani deri më tani mes fushatës.

Refugjatët afganë po largohen nga Pakistani nga pikat e kryqëzimit me Afganistanin përfshirë Torkham, Chaman, Angoor Adda dhe Kharlachi.

“Rreth 10 000 persona largohen nga vendi çdo ditë nga Torkham, Fazal Rabbi”, tha një zyrtar i lartë që mbikëqyr procesin e dëbimit në Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se më shumë se 90% e refugjatëve po ktheheshin vullnetarisht në Afganistan.

“Numri i refugjatëve afganë që largohen nga vendi çdo ditë nga pikat e kryqëzimit në Balochistan ka arritur në 5 500”, tha Hamza Shafqat, komisioneri Quetta. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like