Foden pranë rinovimit me Cityn, zbulohet detajet e marrëveshjes së re

by admin
Spread the love

Phil Foden do të vazhdojë karrierën e tij me Manchester City. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, ylli i “Qytetarëve” është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin e Premier League.

“Football Insider” ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes së re që Foden do të firmosë me Manchester City. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2028.

Për sa i përket pagës, ai do të jetë një nga lojtarët më të paguar në ekip. Ylli anglez do të përfitojë rreth 1 milionë stërlina në muaj me “Qytetarët”. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje është vetëm çështje kohe. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like