“Fluturon” Milan, kuqezinjtë mposhtin Cagliari dhe vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Italisë

by admin
Spread the love

Milan ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Cagliarit me shifrat 4-1, sfidë e vlefshme për Kupën e Italisë.

Ai që hapi serinë e golave ishte sulmusei serb, Luka Jovic, pasi në minutën e 29′ mori një top nga Theo Hernandez dhe e dërgoi në rrjetë.

Pak minuta më vonë, në të 42-tën, Theo Hernandez asiston përsëri për Jovic dhe serbi dyfishon shifrat, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në fragmentin e dytë të ndeshjes, Chaka Traore realizoi golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 50′. Cagliari arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 87′ me anë të Paulo Azzi.
Milan nuk mjaftohet me kaq, pasi në minutën e 91′, Rafa Leao lë shenjë duke shënuar edhe golin e katërt.

Me këtë fitore, Milan kualifikohet për në çerekfinale dhe do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Atalanta dhe Sassuolo./h.ll/abcnews.al

You may also like