Floriri në shtëpinë e senatorit të arrestuar në SHBA vjen nga grabitja e armatosur e 2013

by admin
Spread the love

Katër lingotat e floririt të gjetura në shtëpinë e senatorit të arrestuar amerikan Bob Menendez ishin vjedhur më parë nga një biznesmen që i kishte përdorur si rryshfet për demokratin nga New Jersey thanë sot autoritetet në SHBA.

Numrat e serisë të gjetura nga lingotat e floririt kur FBI bastisi vilën e Menendez në qershor 2022 përkonin me identifikimin e dhënë në polici nga Fred Daibes që denoncoi grabitjen e tyre me armë në vitin 2013 shkruante rrjeti NBC News.

Asokohe grabitësit ishin larguar me $500,000 para të thata dhe 22 lingota floriri nga shtëpia në New jersey.

Policia më pas zbuloi katër grabitësit dhe rikuperoi thuajse të gjitha objektet e vjedhura.

Daibes, ndërtues nga New Jersey përdorte Menendez për favore dhe kontrata, madje dhe për të prishur hetime federale ndaj tij.

“Çdo shufër floriri ka numrin e serisë,” tha Daibes për hetuesit në 2014.

Ndërsa 69 vjeçari Menendez është ndaluar për një seri akuzash federale korrupsioni në lidhje me favore e rryshfete të disa dekadave, në lidhje me biznesmenë vendas dhe ndërmjetës të qeverive të huaja.

Ata thanë se një total prej 13 shufra floriri dhe $566,000 në para të thata i ishin dhënë senatorit, të cilat u gjetën nga FBI gjatë hetimeve.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat Menendez mund të dënohet me deri në 45 vjet burg.

Me heret zyrtaret shtonin se Menendez dhe bashkeshortja kishin marrë pagesa korrupsioni ne para të thata, flori dhe një automjet luksoz nga tre persona në New Jersey: Wael Hana, Jose Uribe e Fred Daibes.

Kjo bëhej në këmbim të influencës së Menendez për të mbrojtur tre biznesmenët ne marrëveshjet e tyre, “nga çka përfitonte republika Arabe e Egjiptit”, thuhet në padi.

Kontrolli në shtëpinë e Menendez zbuloi prova të marrëveshjeve të rryshfetit, duke përfshirë një pagesë $480,000 në para të thata, shumica e të cilave sipas tyre “ishte futur në nëpër veshje, ne sirtarë dhe një kasafortë”.

Ndërsa në automjetin luksoz që ishte paguar nga zoti Uribe agjentët gjetën shufra floriri në vlerë rreth $100,000, pamje të të cilave përfshiheshin në padi.

69 vjeçari  Menendez, drejton Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan dhe ishte zgjedhur për një mandat të tretë në 2018.