Floriana Garo del me deklaratën e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar ashpër pas mbledhjes të grupit parlamentar të thirrur sot nga Enkelejd Alibeaj, por edhe pas publikimit të draftit të publikuar nga Alibeaj.

Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Komunikimit për mediat në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo thotë se ai dokument fakton marrëveshjen Rama – Basha- Alibeaj.

‘Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret janë shpallur nga Rama. Por nëpërmjet binomit Alibeaj-Rama, po nxjerrin një emër. PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj. Një lojë e neveritshme me domokratët dhe popullin opozitar. Deputetët të distancohen nga loja e Rama-Basha.’- u shpreh Garo.

You may also like