Flet Sokol Krushta, i vetmi në historinë e futbollit shqiptar që ka qenë në garë për Topin e Artë: “95% në Shqipëri nuk e dinë se çfarë kam bërë”

by admin
Spread the love

Ylli i futbollit të shekullit të kaluar, Sokol Krushta është i vetmi shqiptar deri më tani që është nominuar për “Topin e Artë”, shkruan Insporti.

Në listën e futbollistëve për “Topin e Artë” të vitit 1987 ishte edhe futbollisti shqiptar, Kushta, së bashku me legjenda të njohura të futbollit si, Ruud Gullit, Paulo Future, Emilio Butragueno, Gary Lineker, Marco van Basten e shumë yje të tjerë.

Krushta, i cili asokohe mbronte ngjyrat e skudrës shqiptare nga Vlora, Flamurtarit, në një prononcim për Insportin, tha se ndihet mirë pesonalisht për këtë arritje, por është i bindur se 95% e shqiptarëve nuk janë në dijeni për këtë.

“Pikët nuk vijnë nga një njeri, por nga komisonet e mëdha. Patjetër që ndihem mirë personalisht, por të garantojë që 95% në Shqipëri nuk e dinë se çfarë kam bërë” – tha Krushta për Insportin.

Kushta luajti për klube si Iralkis, Apolonia Kalmarias, Olympiakos dhe Ethnikos, e në këtë të fundit edhe u pensionuar më 1 korrik të vitit 1996.

Megjithatë, Krushta kishte pasur mundësinë të ishte edhe pjesë e Barcelonës, pasi zbuloi se atë vit që ishte në garë për “Topin e Artë” e kishte kërkuar skuadra katalanase por nuk e kishte lejuar Shqipëria.

“Arritjet nuk janë diskutuar shumë në Shqipëri, ishte regjimi që nuk të linte, plus atë vit më kërkoi Barcelona, por nuk lejohesha nga Shqipëria” – theksoi Krushta.

Ndryshe, për Shqipërinë, Kushta kishte bërë 31 paraqitje dhe kishte realizuar dhjetë gola, por karriera e tij më e ndritur ishte ajo me klube, derisa kishte shënuar edhe super gola, siç është edhe një perlë ndaj Partizanit të Beogradit.

/Insporti.com

You may also like