Flet Luigi Soreca: Çmimet u ngritën nga lufta, por BE do jetë afër Shqipërisë

by admin
Spread the love

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në ditët e fundit të tij si ambassador, ka vendosur që të zhvillojë një tur vizitash në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Nga Kolonja, ku ishte për një vizitë lamtumire, duke folur për gazetarët, Soreca është shprehur se rritja e çmimeve ka ardhur për shkak të luftës.

Ambasador, me tepër se 3 vite në Shqipëri për ju ndërkohë që Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim konkret në integrimin Europian. Nga ana tjetër një tjetër objektiv i juaji ishte dhe reforma në drejtësi e cila nuk ka prodhuar asnjë rezultat të prekshëm. Si ju bën të ndiheni këto dy fakte?

Soreca: “Kur arrita punën në Shqipëri ishte e nevojshme që Shqipëria të mbushte disa kërkesa, sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit. Shqipëria ka bërë përparime të duhura në 24 Mars 2020 kur këshilli mori vendimin e duhur të Shqipërisë. Vitin e shkuar në Qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur me pare. Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave. Reforma në drejtësi ka patur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese”.

A ka BE një plan konkret ndihmash për Shqipërinë në këtë kohë krize?

Soreca: “Jam plotësisht i vetëdijshme për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo ne saje te sanksioneve. BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet. Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë”.

Po e lini Shqipërinë në kushtet kur PD është në krizë të thellë? Një koment për këtë?

Soreca: “Unë nuk komentoj në zhvillimet e asnjë partie por jam i sigurte qe ai/ajo që do zërë vendin tim do bashkëpunojë me partitë politike që do mbështesin integrimin në BE”.

Edhe me Zotin Berisha?

“Nuk përgjigjet”.

You may also like