Flamurtari kryeson tabelën në Ligën Unike me 13 pikë – Shqip

by admin
Spread the love

Në Ligën Unike të basketbollit në kategorinë e femrave janë zhvilluar ndeshjet e javës së 7-të.

Ndeshje mjaftë interesante u zhvillua në Prizren mes kampionëve të Kosovës ekipi Penza dhe kampionit të Shqipërisë Flamurtarit të Vlorës e cila përfundoi mer fitoren e vlonjateve me rezultatin 99-80. Më efikase ishin Omerbasic e Jacobson me nga 27 pikë.

Tirana mundi Partizanin me rezultatin 79-67. Për Tiranën u dallua Qosja me 33 pikë, ndërsa për Partizanin shënuesja më e mirë ishte Alyssa me 23 pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij raundi, Bashkimi në derbin e dy skuadrave kosovare mposhti Prishtinën me rezultatin 71-65.

REzultatet e xhiros së 7-të: Prishtina – Bashkimi, 65-71, Tirana – Partizani, 69-67 dhe Penza – Flamurtari, 80-99

Renditja në Ligën Unike për femra: Flamurtari 13 pikë, Partizani 11 pikë, Bashkimi 11 pikë, Prishtina 10 pikë, Penza 9 pikë, Tirana 9 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like