Flakron Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

Me vota unanime, siç njoftojnë nga ASH, kuvendarët e degës së kësaj partie në Tetovë, kanë zgjedhur Flakron Bexhetin për kryetar dege, përcjell KlanM. Siç thuhet, Bexheti ka qenë kandidati i vetëm i mbështetur nga shumica absolute e kuvendarëve dhe nëndegëve, i paraqitur në konkursin e shpallur nga Kryesia e partisë.

“Flakron Bexheti është një nga anëtarët e parë që nga themelimi i partisë, ka qenë pjesë aktive në të gjitha proceset në të cikat ka kaluar subjekti, ka bartur përgjegjësi të ndryshme në strukturat partiake, është zgjedhur anëtar i kryesisë, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe zëdhënës i partisë”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Punimet e Kuvendit i ndoqën nga afër edhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, sekretari organizativ, Isen Shabani, nënkryetarja Ilire Dauti, deputeti i zonës, Adnan Neziri, zëvendës ministrja Vjollcë Berisha dhe zyrtarë të tjerë partiak./KlanMacedonia

You may also like