Flakë të mëdha në Qafën e Llogarasë, Palasa “kuqon” nga zjarri

by admin
Spread the love

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e pyllëzuar në Qafën e Llogarasë mbrëmjen e sotme dhe prej orësh flakët vazhdojnë. Deri tani nuk ka asnjë raportim nga institucionet shtetërore për ndërhyrje të mundshme nga ajri dhe toka në këtë zonë.

Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri ka rënë pranë një prej resorteve më të njohura në zonën e Palasës, shkruan newsbomb.al. Faqja e malit “kuqon” e gjitha nga flakët që kanë marrë përmasa të mëdha dhe janë përhapur në disa varta.

Zona ku ka rënë zjarri është ndër më të frekuentuarat në plazhet e jugut, por deri tani nuk ka ende asnjë informacion nga strukturat përkatëse nëse në zonën e pyllëzuar të Qafës së Llogarasë po ndërhyhet. Nëse po, a është vënë në dispozicion të emergjencave ndonjë helikopter?

Më herët, flakë të mëdha kanë përfshirë dhe Karaburunin dhe shtëllungat e tymit shiheshin nga e gjithë zona bregdetare. Por ndryshe nga Palasa, në Karaburun është parë një helikopter i Ushtrisë që punonte për shuarjen e zjarreve.

You may also like