Fjori përjashtohet nga Për’puthen. Ja arsyeja

by admin
Spread the love

Pamjet nudo të Fjorit që kanë qarkulluar në rrjet kanë shkaktuar debate të ashpra mes saj dhe Melikut. Kjo cështje u diskutua edhe në puntatën e sotme të Për’puthen Prime pasi Fjori përdori koment racist ndaj Melikut në prapaskenë duke i thënë “ik gjej ndonjë gabele”.

Për këtë çështje, është diskutuar sërish, për të cilën Fjori tha:

“Nuk e di pse u dha vetëm kur unë kam folur keq. Ju dhe e gjithë Shqipëria nuk e keni parë momentin kur Meliku më ka sharë nga familja dhe me krenari të madhe. I kam kërkuar falje të gjithë njerëzve që mund të jenë prekur nga reagimi im. Fjori në atë video nuk është Fjori e vërtetë. Fjori është shumë e dashur dhe madje njerëzit në rrugë i ndihmoj me sa mundësi kam se dhe unë studente jam. I ndihmoj dhe i jap lekë, por i dua shumë, thjesht ishte moment agravimi.Nëse Meliku më kërkon falje, dhe unë i kërkoj. Fjori në video nuk është Fjori raciste”.

Por produksioni mori vendimin që të përjashtohet nga programi për komente raciste.



You may also like