Fjolla Morina s’ndalet, e thumbon sërish Fisnik Sylën? – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo në Instastoryn e saj vazhdimisht sjell foto nga përditshmëria e saj.

Pas ndarjes me biznesmenin Fisnik Syla, këngëtarja vazhdimisht ka bërë disa deklarata të cilat me sa duket i adresohen ish-partnerit të saj.

Së fundmi ajo sërish ka publikuar një fotografi në të cilën krahas saj ka shkruar:

“Defenitivisht mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen nga derri nejse edhe nga majmuni pak. Si dhe nga dhelpra 30%, nga qeni, kali, lopa me përqindje të njëjtë, nga ujku e kuçedra 7,5%. Si dhe nga gomari me një përqindje të ndryshme individuale…”.

Të tilla deklarata Fjolla Morina ka bërë edhe disa ditë më parë ndaj të cilave ka reaguar edhe biznesmeni Fisnik Syla.

You may also like