23:19 | 02/01/2022
Fjolla Morina dhe burri i saj Fisnik Syla gjatë pranverës së 2021 kanë kaluar pushimet në Maldive.
E rezervimet e bëra atje nga një kompani e fluturimeve, ku tashmë ata po akuzohen për një borxh ndaj kompanisë, shkruan lajmi.net.
Në total për këtë pushim kompania turistike pagoi hiç më pak se 21 mijë euro, parat u morën vesh se do të paguheshin me transaksion bankar. Por kur erdhi koha e pagesës, Fisnik Syla i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar. Por as kur erdh, as sot, Fisnik Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë.
Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka sqaruar se ajo nuk ka qenë në dijeni aspak për biletat e rezervuara, dhe se për këtë gjë janë marrë vesh kompania dhe Fisniku.
Gjtihashtu ajo ka sqaruar se këtë situatë e ka kuptuar shumë më vonë.
Madje ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë personat që përmenden emrin e saj nëpër portale.
Gjithashtu ajo ka cituar edhe një kallëzim penal ndaj gazetares të cilës nuk ia ka përmendur emrin por që sipas saj ka bërë një incizim të paautorizuar./Shqip/