Fjalimi i Erdogan, Kuvendi ndalon hyrjen e gazetarëve të pavaksinuar

by admin
Spread the love

Ditën e hënë, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku me këtë rast do të mbajë edhe një fjalim në Parlament.

Nisur nga kjo, Kuvendi ka njoftuar se operatorët dhe gazetarët që do të jenë të pranishëm në seancë, do duhet që të jenë të vaksinuar ose me test negative.

Njoftimi i Kuvendit:

Mbështetur në vendimin e Konferencës së Kryetarëve të datës 12 tetor 2021, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin e transmetojnë punimet e seancës plenare nga galeria e sipërme e sallës së seancave. Operatorët mund të marrin plane me kamerat e tyre në fillimin e seancës plenare, për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës. Pas marrjes së planeve, operatorët do të shoqërohen nga punonjësit e Zyrës së Shtypit në ambientet e jashtme, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë në galeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës plenare. Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia, gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin seancën, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të seancës. Certifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave.

You may also like