Fituesi i BB është parashikuar dhe ja kush është

by admin
Spread the love

Elton Tozaj nga BB2 dhe Fjorentina Halili nga BB9, ishin të ftuar në emisionin “Expuls” të Ronaldo Sharkës.

Ata folën për këtë edicion me VIP-a si dhe për edicionet e tyre respektive.

Pyetja qe Sharka shtroi ndër të tjera për të ftuarit ishte: A është parashikuar fituesi i “Big Brother Albaniq VIP?”

Për këtë, Elton Tozaj tha: Po, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë. Këtë e pohoi dhe Fjorentina.

Sipas dy ish konkurrentëve, emrat qe lakohen si fitues, si Donaldi dhe Iliri nuk fitojnë.

Elton Tozaj shtoi gjithashtu se në edicionin e tij, në dhomën e rrëfimit ka marrë instruksione.

Megjithatë, produksioni dhe moderatorja Arbana Osmani i kanë mëshuar gjithmonë faktit që ky reality-show është pa skenar.

Së fundmi, “Big Brother VIP” iu bashkuan edhe dy banorë të rinj.

Bëhet fjalë për DJ PM dhe DJ DAGZ po ndryshe nga banorët e tjerë, ata janë me një mision. DJ PM dhe DJ DAGZ duhet të luajnë si një person i vetëm. Banorët iu kanë uruar atyre mirëseardhjen,ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të kuptojnë diçka nga loja.

Lajmi për dy hyrjet e reja ishte ishte njoftuar më parë nga Arbana Osmani me anë të një postimi në Instastory dhe ishte bërë e ditur se bëhej fjalë për dy “super-çuna”.


You may also like