Fitorja më e bukur e Bolognas, Mihajlovic lë spitalin! Gati të ulet në stol sërish

by admin
Spread the love

Mund të konsiderohet si fitorja më e bukur e Bolognas. Sinisa Mihajlovic ka lënë pas 34 ditësh spitalin Sant’Orsola ku ishte shtruar për shkak të rikthimit të sëmundjes së leuçemisë.

Tekniku serb ishte shtruar në spital që prej datës 29 mars, ndërsa analizat e fundit të bëra kanë dhënë shenja të mira përmirësimi. Për rrjedhojë ai u la i lirë për t’u rikthyer në shtëpinë e tij në Romë.

Më pas Mihaljovic do të rikthehet në Bolonjë ku do të udhëheqë ekipin e tij për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Që prej ditës kur Mihajlovic u shtrua në spital, Bologna e tij e drejtuar nga Miroslav Tanjga e Emilio De Leo nuk kanë humbur asnjë ndeshje duke barazuar me Milanin, Juventusin e Romën, si dhe duke mposhtur kampionët në fuqi, Interin. /oversport.tv

Foto: Bologna FC 1909, Facebook

You may also like