Fitorja duhet të jetë arritur më 9 Maj, Rusia nuk heq dorë “dita domethënëse”

by admin
Spread the love

Rusia vijon të insistojë në synimin e saj për të demonstruar suksese të rëndësishme përpara festimeve të Ditës së Fitores më 9 Maj dhe kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me sa forcë, trupat do përpiqen të kryejnë operacione në prag të kësaj date, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Dita e Fitores feston triumfin e ish-Bashkimit Sovjetik, që mundi Gjermaninë naziste dhe shënon një festë të madhe vjetore në Rusi.

Aktualisht, forcat ruse po përparojnë në Donbas si pjesë e një ofensive të ripërtërirë pasi nuk arritën të marrin Kievin. Forcat po lëvizin drejt qytetit të Kramatorsk, i cili vazhdon të vuajë nga sulmet e vazhdueshme me raketa.

Artikulli paraprak100 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Japoni

You may also like