Fitore në transfertë e San Antonio dhe Orlando – Shqip

by admin
Spread the love

Dy fitore të vendasve dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra e San Antonio në transfertë befasoi m ekipin e Phoenix duke e mundur me rezultatin 132-121, që është fitorja e tretբ sezonale, që më në fund shijojnë të riun Wenbanyama i cili si debutues ariti të realizon 38 pikë, 10 kërcime për San Antonio, ndërsa te vendasit më efikas ishin Booker me 31pikë dhe Booker me 28 pikë.

Ekipi i Philadelphia ndodhet mes ekipeve lider në Lindje, duke fituar edhe sot, 114-99 ndaj Toronto. Embiid me 28 pikë, Oubre e Harris me nga 23 pikë secili, bënë diferencën në fushë për Philadelphia. Për miqtë u dallua Barnes me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Fiton edhe skuadra e Nju Orleans, që mundi 125-116 Detroit, ndeshje me rivalitet, ku McCollum me 33 pikë realizatori më efikas te vendasit. Orlando në transfertë  mundi Utah Jazz  në sekondin e fundit me rezultatin 115-113. Me efikas ishte Banchero me 30 pikë të realizuara

Rezultatet e sotme:

Philadelphia – Toronto, 114-99

Nju Orleans – Detroit, 125-116

Utah Jazz – Orlando, 113-115

Phoenix – San Antonio, 121-132

You may also like