Fitore me vlerë të madhe e Struga TL dhe Voska Sport, barazojnë Gostivari dhe Shkupi, humbë Shkëndija – Shqip

by admin
Spread the love

Një fitore e vendasve, dy barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me vetëm 8 gola të shënuar, është epilogu u gjashtë ndeshjeve të javës së 28-të të ligës së Parë në futbollin vendor

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum me golin e Besart Ibraimit në minutën e 24-të fitoi tre pikë në transfertë kundër Makedonija Gj.P dhe tani vazhdon të kryeson tabelën me 58 pikë, tre pikë më tepër se Shkupi që ka 55 në vendin e dytë. Me këtë fitore struganët janë në rrugën e drejtë për mbrojtjen e titullit kampion që e fituan sezonin e kaluar, ndërsa Makedonija Gj.P  si  duket e ka kuptuar se nuk ka gjasa për mbijetsë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Në ndeshjen derbi të dy skuadrave  që luftojnë mbijetesën , në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari,  Voska  Sport  shënoi  fitore me  vlerë të madhe kundër Vardarit. Autor i golit të vetëm ishte Milosh Açimoviq në minutën e 32-të.

Disfata në Kavadar nga Tikveshi  2-1, për ekipin e Shkëndijës është një zhgënjim i madhë, pasi përfundimisht mbetet shumë largë qëllimit për titullin kampion. Për fitoren e Tikveshit  u kujdesën autorët e golave Ediz Spahiu në minutën e 3-të dhe Mihaillov në minutën e 46-të. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi kapiteni Enur Totre në minutën e  52-të

Sfida në Kratovë, Sileksi – Shkupi përfundoi me barazim pa gola 0-0. Me ndarjen e pikëve kanë mbetë të kënaqur të dyja skuadrat.

Ekipi i Gostivarit serishë ka zhgënjyer tifozët e vet duke barazuar me AP Brera 1-1 edhe pse deri në minutën e 89 ishin në epërsi me golin e Kehinda në minutën e 58, ndërsa barazoi Trajkov dy minuta para përfundimit.

Të shtunTë shtunën në Shtip, Rabotniçki shënoi fitore 1-0 kundër Bregallnicës me një gol që e realizoi Gando në minutën e 59.

Java e 29-të e kampionatit do të zhvillohet më 28 prill me fillim në ora 16:00.

Rezultatet e xhiros së 28-të

 

Gostivari – AP Brera 1-1

Tikveshi – Shkëndija 2-1

Sileksi – Shkupi 0-0

Makedonija Gj.P – Struga TL 0-1

Vardari – Voska Sport  0-1

Bregallnica – Rabotniçki  0-1

 

Tabela: 1.Struga Trim Lum 58, 2.Shkupi 54, 3.Shkëndija 52, 4. Tikveshi 39, 5. Sileksi 37, 6.Gostivari 37, 7.AP Brera 34, 8. Rabotniçki 34, 9. Voska Sport 31, 10.Vardari 29, 11. Bregallnica 26, 12. Makedonija Gj.P 25 pikë

 Java e 29-të, më 28 prill, në ora 16:00,takohen: Shkëndija – Gostivari, Struga Trim Lum – Sileksi, Shkupi – Tikveshi, Voska Sport – Bregallnica, AP Brera – Vardari , Rabotniçki – Makedonija Gj.P

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like