Fitore e Endit Uruçit ndaj Dejan Dinevit, remizon Korab Saraçi me Kryemjeshtrin Zvonko Stanojoskin

by admin
Spread the love

Në Hotelin Grand Prishtina në Prishtinë jabë vazhduar takimet e Turneut Ndërkombëtar të shahut “Prishtina 2022”.

Të dielën pasdite janë zhvillua takimet e xhirosë së 5-të ku pati duele të forta, kurse shahistët nga Kosova, Nderim Saraçi, Endrit Uruçi, Korab Saraçi dhe Muhamet Asllani kanë patur paraqitje të shkëlqyera.

Në tabelën e parë Nderim Saraçi remizoi me hungarezin Albert Bokro. Me këtë remizim Saraçi edhe më tutje prinë në renditje me 4,5 pikë.

Ndërkaq Korab Saraçi ka remizuar me Kryemjeshtrin nga Maqedonia e Veriut , Zvonko Stanojoski.

Shahisti tjetër Endrit Uruçi ka bërë edhe një lojë të shkëlqyer duke mundur shahistin nga Maqedonia e Veriut, Dejan Dinev 1:0. Nga takimet e tjera veçojmë fitoren e Muhamet Asllanit kundër Osman Saraçit 1:0 si dhe fitorene Jashar Klisuricës kundër Bedri Sadikut.

Dueli i shahistëve, Emir Dizdareviq-Marcell Borhu përfundoi me remi.

Drejtësinë po e ndajnë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

Xhiroja e 5-të e hënë, 20 qershor/17,00/:

Takimet kryesore janë:

Zvonko Stanojoski-Nderim Saraçi

Albert Bokros-Korab Saraçi

Muhamet Asllani-Emir Dizdareviq

Endrit Uruçi-Jashar Klisurica

Marcel Borhy-Abdyl Hoxha

You may also like