Fitojnë Struga dhe Shkupi, Shkëndija ngec dhe i largohet kreut

by admin
Spread the love

Fitojnë Struga dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut, teksa ngec Shkëndija.

Kampionët në fuqi mposhtën 3-1 Brera Strumica, ku për skuadrën e Shpëtim Duros shënuan Besat Ibraimi, Agron Rufati (aut) dhe Marjan Radeski.

Suksesi i dytë radhazi për Strugën, që kryeson kampionatin me 48 pikë. Një më shumë se Shkupi. Bardhekaltrit triumfuan 3-2 përballë Rabotnickit.

Abdul Rwatubyaye (2x) dhe Emanuel Gronner shënuan golat e fitores për ekipin kryeqytetas. Ndërkohë, Shkëndija nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Voska Sport. Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë me 44 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like