Fisnik Syla hedhë të vërtetën në shesh rreth shantazhit dhe jetës martesore

by admin
Spread the love

Ditëve të fundit emri i tij është ndër më të përmendurit shkaku i shantazhit që iu bë nga agjencia turistike, shkruan Kosovarja.

Biznesmeni i njohur në një intervistë për një medie vendore vendosi që detajisht të hedhë të vërtetën rreth shpifjeve duke treguar se gjithçka është një gënjeshtër e sidomos audio inçizimet në të cilat ai dëshmon se nuk ishte zëri i tij.

I pyetur për shumë detaje rreth skandalit i cili po vazhdon të jetë në qendër të medieve, nuk hezitoi të përgjigjet detajisht, duke thënë se po vijojnë masat e rrepta nga institucionet vendore për personat që ende nuk kanë zbuluar identitetin e tyre, e poashtu edhe ato belge me që Fisniku jeton dhe vepron në Belgjikë.

I pyetur rreth jetës private, Fisniku u shpreh se rasti në fjalë ka shqetësuar tej mase rrethin e tij të ngushtë. Poashtu nuk munguan as pyetjet rreth martesës për të cilën ai u shpreh shkurt se gjithçka po ecën mirë, duke mos dhënë detaje shtesë.

Për më shumë tregon intervista të cilën mund të ndiqni në vazhdim ku biznesmeni shqiptarë shpalos detajet rreth rastit që së fundmi bëri bujë në vend./Kosovarja/


You may also like