Fishekzjarrët e Vitit të Ri ia dëmtuan shikimin, ylli i Norvegjisë rikthehet në fushë pas 11 operacionesh

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Galatasarayt, Omar Elabdellaui është kthyer në stërvitje me ekipin e tij, pas një sërë ngjarjesh tmerruese që i ndodhën gjatë këtyre 13 muajve.

Në një reportazh për “The Guardian”, norvegjezi tregon të gjithë makthin që ka kaluar këtë periudhë.

Në mbrëmjen e Vitit të Ri 2021, Elabdellaui doli me fëmijët e tij për të plasur fishekzjarrë. Për fatin e tij të keq, njëra prej tyre i plasi futbollistit në fytyrën e tij, duke i djegur gjysmën e saj. “Nuk mund të shoh, nuk mund të shohë”, ishin fjalët që mbrojtësi tha atë natë.

Norvegjezi më pas filloi trajtimet për t’u rikuperuar, por nuk ishte aq e lehtë sa dukej. Elabdellaui rrezikoi të humbiste shikimin.

“Unë kisha frikë të flija gjumë. Kisha frikë nga errësira. Nuk doja të humbisja dritën. Edhe pse ishte shumë pakë, unë nuk doja ta humbisja atë”, ishin fjalët e mbrojtësit.

30-vjeçari iu nënshtrua 11 operacioneve, ku një ishte një transplant, që mund t’i jepte atij vetëm 5-10% shikim në syrin e tij të djathtë.

Transplanti shkoi mirë dhe e ndihmoi jashtë mase shumë norvegjezin nga ana e tij psikologjike, i cili gjatë gjithë kësaj kohe kishte frikë për jetën e tij.

Kur ishte për trajtime në Sinsinati, Elabdellaui u takua me një trajner fitnesi i NFL-së, që lojtari e përshkruan me fjalët më të mëdha: “Ai më shpëtoi jetën, nuk gënjej dot. Pa atë nuk do të isha sonte këtu. Ai më bëri të ndihem sërish i fortë dhe që jam akoma gjallë”.

Pas një viti të mbushur plot vuajtje për futbollistin, ai më në fund është bashkuar sërish me ekipin e tij, Galatasaray. Kur u bashkua me ekipin, të gjithë shokët e tij e mirëpritën mes lotësh dhe përqafimesh.

Gjithsesi, Elabdellaui është shprehur që këtë nuk do ta harroj kurrë: “Është diçka që do të qëndrojë me mua përgjithmonë”

You may also like