Fiorentina donte të shiste jashtë Italisë, por klubi i madh refuzoi Vlahovicin

by admin
Spread the love

Fati i Dusan Vlahovic mund të ishte ndryshe: sulmuesi serb sot luan për Juventusin, por sipas asaj që shkruan “Cadena Ser”, ka ekzistuar mundësia që ai të përfundonte te Reali i Madridit.

Sipas spanjollëve, pasi mësoi se Vlahovic po niste bisedimet me bardhezinjtë, Fiorentina ia ofroi lojtarin madrilenëve, duke shpresuar që ata të paguanin më shumë se 75 milionë euro.

Por përgjigjja e Realit ka qenë negative, sepse objektivi kryesor për sulmin e “los blancos” është Kylian Mbappe, të cilit në qershor i skadon kontrata me PSG dhe është sulmuesi i preferuar i Florentino Perez. / Oversport.tv

You may also like