Finlandezët “fshijnë” jodin nga farmacitë – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë e Finlandës u ka kërkuar banorëve nën moshën 40 vjeç që të blejnë tableta jodi si masë parandaluese në rast të rrezikut nga rrezatimi bërthamor, raportojnë mediat finlandeze.

Ndaj, pilulat u fshinë nga farmacitë pak orë pas njoftimit të ministrisë.

Shoqata e Farmacistëve Finlandez konfirmoi në një deklaratë se tabletat e jodur kaliumit janë shitur në të gjitha farmacitë në vend dhe do të jenë sërish në dispozicion së shpejti.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka shpenzuar dekada duke zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të përgatitur popullsinë e saj për luftëra të mundshme, aksidente bërthamore dhe fatkeqësi natyrore. /tesheshi.com/

You may also like